Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Me një minutë heshtje për gjenocidin në Srebrenicë mbahet mbledhja e Qeverisë

Është mbajtur Mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Mbledhja filloi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të rënë në Masakrën e Srebrenicës.

"Bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e viktimave të këtij krimi makabër", ka thënë Haradinaj, raporton KTV.

Tutje ka vazhduar puna e Qeverisë me pikat e rendit të ditës.

Pikë e parë ishte shqyrtimi i Projekt Rregullores për Integrimin e të huajve, Projekt Rregullore për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave.

Aty u propozuar edhe themelimi i Gjykatës Komerciale, propozim ky që u aprovua.

Po ashtu edhe ministri Skender Reçica mori fjalën, ai propozoi qe familjes së Ismet Jasharit, komandant Kumanova t'i ndahen 18 mijë euro, pasi që nga 2011 deri më 2015 nuk ka marrë pension të familjes së dëshmorit. Propozimi i Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale u aprovua.

Edhe Gjykata Komerciale hyn në programin Legjislativ të Qeverisë Arbëri Gjykata Komerciale hyn në programin Legjislativ të Qeverisë

Reqica tha që këto fonde t'i ndahen familjes.

E Ministri i Financave Bedri Hamza tha se e mbështesin projektin për ndërrimin e gypave të ujësjellësit në Komunën e Gjakovës.