Arbëri

Thirrje opozitës serbe: Negociatat me Kosovën janë kryesore, jo protestat kundër Vuçiqit

Thirrje opozitës serbe: Negociatat me Kosovën janë kryesore, jo protestat kundër Vuçiqit

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike në Serbi, Jelena Miliq, i ka thën[ "Zërit të Amerikës" në gjuhën serbe se protestat e opozitës në Serbi po mbahen në një moment të papërshtatshëm. Sipas saj, ato po mbahen kur nuk e kanë kohën, meqë vendi ndodhet para finalizimit të begociatave me Prishtinën, të cilat duhet të përfundojnë sa më parë, në interesin e sigurisë së të gjithë rajonit dhe se në këtë moment duhet të ketë përparësi, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

Ajo i ka thënë "Zërit të Amerikës" në gjuhën serbe se protestat kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dobësojnë pozicionet e Beogradit, ndonëse në këtë moment duket sikur Prishtina po humb mbështetjen.