Arbëri

Daçiq: Askush s’e di kur do të arrihet marrëveshja me Kosovën

Daçiq: Askush s’e di kur do të arrihet marrëveshja me Kosovën
 

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq thotë se askush nuk mund të parashikojë se kur do të arrihet marrëveshja ndërmjet Serbisë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se edhe nëse arrihet ajo marrëveshje, nuk është me rëndës se kush do ta nënshkruajë, sepse nënshkrimi nuk është dëshirë e askujt por vetëm detyrë e përfaqësuesit të Serbisë.