Shtatë vetura të shtetit tek njerëzit e Rikalos

Shtatë vetura të shtetit tek njerëzit e Rikalos

Besnik Krasniqi Besnik Krasniqi 09 shkurt 2019 07:00

Bashkë me Nenad Rikalon nuk ka ikur edhe stafi besnik i tij. Këshilltarët politikë dhe zyrtarë të tjerë që i kishte emëruar kanë vazhduar të dalin në zyre edhe këtë javë, të mbajnë në shfrytëzim asete të Ministrisë së Bujqësisë, përfshirë veturat, e edhe të gëzojnë beneficione.

Bazuar në Rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së kryeministrit dhe të ministrive, ministri e rekruton vetë një sektor, i cili përfshin këshilltarë politikë sipas zgjedhjes së tij e edhe mund të emërojë deri në katër të punësuar në kabinet, shkruan sot “Koha Ditore”. Por neni 20 i kësaj rregulloreje saktëson se kjo marrëdhënie e punësimit skadon pas përfundimit të mandatit të eprorit, nëse kjo marrëdhënie e punës nuk ndërpritet më herët.

Në fund të javës së shkuar, kryeministri Ramush Haradinaj e ka liruar Rikalon nga detyra e ministrit të Bujqësisë, por pavarësisht kësaj anëtarët e kabinetit të tij kanë vijuar të paraqiten në punë.

“Gjatë gjithë javës anëtarët e kabinetit të Rikalos kanë qenë në zyre. Kurrkush nuk iu ka thënë gjë. Ata i vozisin veturat zyrtare dhe i gëzojnë të gjitha beneficionet, sikur të mos i kishte përfunduar mandate ministrit”, ka treguar një burim i gazetës. “Ata kanë qasje edhe në dokumente të rëndësishme qeveritare”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme