Arbëri

Kroacia dërgon kontingjent të ri ushtarësh në Kosovë

Kroacia dërgon kontingjent të ri ushtarësh në Kosovë

Ministria kroate e Mbrojtjes (MORH) ka dërguar kontingjentin e 30-të të ushtarëve të vet (HRVCON) në Kosovë në kuadër të operacionit paqeruajtës të NATO-s, ku Kroacia merr pjesë tash e 10 vjet, është thënë në ueb-faqen e kësaj ministrie.

MORH thotë se Kroacia kontribuon në kuadër të KFOR-it tash e 10 vjet me dy helikopterë, ndërsa Komandanti i kontingjentit të 30-të jubilar është gjeneral-major Stepan Stepiq.