SBASHK-u për rastin në Drenas: Drejtësia të punojë me përkushtim dhe të sjellë vendim meritor Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

SBASHK-u për rastin në Drenas: Drejtësia të punojë me përkushtim dhe të sjellë vendim meritor

08 February 2019 15:36

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka reaguar keqtrajtimit të vajzës së mitur në Drenas, duke kërkuar nga drejtësia që të punojë me përkushtim për zbardhjen e rastit dhe të sjellë vendim meritor.

SBASHK-u u drejtohet punëtorëve të arsimit, që të ruajnë unitetin dhe të shtojnë vigjilencën dhe kushdo që tregon edhe elementet më të vogla të abuzuesit e dhunuesit ta merr dënimin e merituar, transmeton kp.

Reagim i SBASHK-ut ndaj ngjarjes tmerruese në Drenas:

Drejtësia të punojë me përkushtim për zbardhjen e rastit dhe të sjellë vendim meritor.

Ngjarja tmerruese e me elementet më të rënda të dyshuara kriminale në Drenas, tronditi gjithë opinionin në Kosovë, por edhe më gjerë. SBASHK-u mbeti i shokuar dhe me ngulm kërkon nga drejtësia që të punojë me përkushtim për zbardhjen e rastit dhe të sjellë vendim meritor. Kushdo qoftë ai që drejtësia vërteton se ka kryer një akt aq të rënd kriminal duhet të ndëshkohet me dënimin më të rëndë, ndërsa kur kryerësi i një vepre të tillë kriminale del të jetë edukator a mbrojtës i rendit, për ta me të vërtetuar vepra duhet të shqiptohet dënimi i dyfish më i rënd.

SBASHK-u u drejtohet punëtorëve të arsimit, që të ruajnë unitetin dhe të shtojnë vigjilencën dhe kushdo që tregon edhe elementet më të vogla të abuzuesit e dhunuesit ta merr dënimin e merituar. Kolegë të nderuar, shumica nga ne nxënësit tonë i shikojmë me syrin e prindit dhe i ruajmë e i mbrojmë në të gjitha kohërat. E kemi ruajtur figurën e nderuar të mësuesit edhe në kohët e okupimit, dhe do ta ruajmë edhe sot e gjithmonë, sepse misioni ynë është i shenjtë. Kushdo që do të shkel në këtë mision, nuk ka vend mes nesh.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme