Arbëri

Vuçiq: Nuk i njoh kufijtë e Kosovës së pavarur

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq thotë se nuk i njeh kufijtë e Kosovës së pavarur ashtu siç i kanë njohur paraardhësit e tij dhe se gjoja këtu është dallimi i tij me ta, transmeton Koha.net.

"Kur iu themi se po përpiqemi të shpëtojmë atë që mund të shpëtohet, para së gjitha koka e njerëzve tanë dhe të ruajmë krejt çfarë mundemi në Serbi, ata thonë se ne duam edhe atë që nuk e kemi dhe atë që ne e kemi dhënë. Ne iu themi se kufijtë ndërmjet serbëve i kemi në Jarinë e Bërnajk, ata më thonë jo, jo ti do që t’i ndryshoje kufijtë", citon tanjug të ketë thënë Vuçiq.

Në vazhdim ai ka thënë “se neve na duhet paqja me shqiptarët dhe unë nuk mendoj se është i mundshëm kompromis i shpejtë, nuk jam fare optimsi se ai do arrihet, por ne duhet të insistojmë sepse nuk na duhen kurrfarë konfliktesh në të ardhmen".

Në fund ai ka përkujtuar se në vitin 2006 Serbia k mbetur pa Malin e Zi dhe se “asgjë nuk ka ndodhur” e dhe pse atje kanë jetuar 30 për qind e popullit tonë”.