Arbëri

Surroi: Presidentin Thaçi, injoranca nuk e mbron nga pasojat juridike e politike

Foto: Koha
 

"Historiani amator ka të drejtë të jetë injorant. Presidentin e vendit injoranca nuk e mbron nga pasojat juridike dhe politike", ka shkruar sot shkrimtari e publicisti Veton Surroi përmes rrjetit social Facebook, duke reaguar ndaj deklaratave të tij në Uashington.

Surroi ia kujton presidentit se ishte ai që më 2013 nënshkroi me Serbinë Marrëveshjen e Brukselit me të cilën krijohej Bashkësia e komunave serbe me kompetenca ekzekutive, në formë eksplicite si rrafsh i tretë i pushtetit" e tash thotë se " nuk duhet lejuar krijimin e një asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive në Kosovë, sepse do të thoshte krijim i Republikës Serbe"; deklaron tash se " kufijtë e tanishëm të Kosovës nuk janë vullnet i popullit të saj, se janë produkt i Jugosllavisë", ndërsa sipas Kushtetutës së nënshkruar edhe prej tij " Kufijtë e tanishëm të Kosovës janë pjesë e shprehjes së vullnetit të qytetarëve të saj për shtet të pavarur". Surroi ia kujton Thaçit edhe mendimin e GJND-së, para se ta cilësojë historian amator , të cilin "injoranca nuk e mbron nga pasojat juridike dhe politike".