Arbëri

Lekaj: Le të bjerë edhe qeveria Haradinaj, taksa nuk hiqet

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka insistuar se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet edhe nëse do të duhej të binte qeveria e Ramush Haradinajt.

Ai e ka quajtur të papranueshëm kushtëzimin e dialogut me heqjen e taksës. Në emision ai ka thënë se edhe më parë dialogu ka vazhduar përkundër sanksioneve që kishte vënë Serbia ndaj Kosovës.

“Ne kemi qenë konstruktiv edhe pse Serbia nuk ka implementuar asnjë marrëveshje. Kemi qenë në dialog përkundër shkeljeve të marrëveshjes. Nuk do ta pezullojmë dhe jemi të vendosur që nëse duhet të shkohet edhe në zgjedhje, por taksa do të mbetet. Qeveria e Haradinajt nuk ndryshon mendimin: nuk do të ketë as heqje as pezullim të dialogut”, ka thënë Lekaj.

Lekaj ka përsëritur qëndrimin e shefit të tij ndaj idesë së presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë.

“Haradinaj e mbron kushtetutën, mbron qeverinë dhe qytetarët. Deri tani nuk kemi dokument. Nuk besoj se Thaçi mund të nënshkruaj dokumentin pa u bazuar në kushtetutën e vendit”, ka thënë Lekaj.


Lekaj: Bechtel & Enka do të dënohet

Lekaj ka folur edhe për mos përfundimin me kohë të punimeve në autostradën Prishtinë – Shkup.

Ai ka thënë po pret opinionin ligjor për ta dënuar Beckel & Enkan për mos respektim të kontratës.

“Punët janë deri më 31 dhjetor 2018 të cilat nuk kanë përfunduar. Sapo të marr opinionin ligjor në bazë të kontratës. Kontrata nuk e ka qenë e favorshme për punëdhënësin. Kontratat nuk janë analizuar, sikur të ishte e pranueshme për punëdhënësin, 53 milionë nuk do t’i kishim dhënë”, ka thënë Lekaj.

“Pas një analize, tamam të saktë, mendoj se do të marrim vendim në favor të aneks kontratës se puna nuk është kryer më 31 dhjetor të vitit 2018.