Arbëri

Sylejman Selimi intervistohet nga Prokuroria Speciale

Foto: Koha

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, është ftuar nga Zyra e Prokurorisë Speciale dhe Dhomat e veçanta (Gjykata Speciale për krime luftë në Kosovë), ka konfirmuar avokati i Selimit, Tomë Gashi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka theksuar se Selimi “i ftuar nga Gjykata Speciale, sot ka dhënë deklaratën e tij në Prishtinë”.

Ndryshe, Sylejman Selimi, me 25 janar të këtij viti, nga një panel i themeluar nga Këshilli Gjyqësor, është liruar me kusht nga vuajtja e dënimit me 6 vjet burg, pasi që kishte kaluar mbi 5 vjet në burg.

Më 24 maj 2013, Sylejman Selimi ishte arrestuar dhe më vonë ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.