Arbëri

Reformat në letër

Një varg reformash janë iniciuar këto vitet e fundit në Kosovë. Ato kanë përfshirë reformën e administratës publike, reformën zgjedhore, sistemin e drejtësisë, arsimit e të tjera. Por, sipas shoqërisë civile, këto reforma, pavarësisht formimit të grupeve punuese e prezantimit të strategjive për fushat adekuate, nuk janë zbatuar në praktikë dhe kanë mbetur vetëm reforma në letër.

Përfaqësuesit e disa organizatave joqeveritar, thonë se interesat e ndryshme politike po zvarrisin të gjitha këto procese.

Drejtoresha ekzekutive e organizatës "Fol", Mexhide Demolli, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se të gjitha qeveritë e deritashme të Kosovë, kanë folur për reforma, nisur nga arsimi, shëndetësia, administrata publike por, deri më tash ato nuk kanë përfunduar punën.

“Ajo që ne si qytetarë e shohim dhe ballafaqohemi çdo ditë,na tregon se janë shume larg këtyre reformave. Sa i përket anës legjislative edhe mund të jemi mirë në këtë drejtim, por ato ligje duhet zbatuar dhe jo të mbesin vetëm në letër. Në vendet e zhvilluara, reforma të rëndësishme të shtetit janë kryer në favor të informatizimit dhe zbatimit të parimeve të ‘qeverisjes së mirë’, e te ne kjo është ende larg”, tha Demolli.

Kurse, Florent Spahija, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë se në sektorë të caktuar vitalë të Kosovës flitet për reforma dhe nisin reformat, duke ndryshuar edhe ligjet, por ato nuk kanë një pikë të caktuar se ku do të arrijnë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në REL.