Veseli paralajmëron vendimmarrje të shpejtë rreth taksës, Haradinaj hesht Foto: Driton Paçarada

Veseli paralajmëron vendimmarrje të shpejtë rreth taksës, Haradinaj hesht

Fitim Gashi Fitim Gashi 05 February 2019 07:12

Kryeministri Haradinaj vazhdon të përballet me kërkesën e partnerit të koalicionit, për pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe.

Presioni në rritje i Shteteve të Bashkuara për t’u zmbrapsur nga vendimi që ka futur në bllokadë dialogun me Serbinë bëri që kryeparlamentari Kadri Veseli si propozues i 100 për qindëshit të kërkojë suspendimin e kësaj mase, shkruan sot Koha Ditore.

Por Haradinaj që deri tani ka refuzuar t’i përgjigjet kërkesës së partnerit, nuk është deklaruar të hënën për taksën.

Këtë nuk e ka bërë as pas takimit me presidentin. Thaçi ka dhënë zotim para amerikanëve se Kosova do ta shqyrtojë pezullimin e taksës për t’i dhënë shans arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nga Ferizaj ka paralajmëruar vendimmarrje të shpejtë rreth taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Këtë e ka arsyetuar me faktin se edhe Shtetet e Bashkuara po kërkojnë pezullimin e taksës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

MuBa15/02/2019 14:14

jo jo. ju patet fat qe ju ra kjo ide ( edhe ata, fat te madh,) se vetmja ide qe e patet mbas luftes deri tash , per me bo politik. ndaj serbis! TURP. edhe tash ju duket se keni gabuar dhe pe uleni bishtin nder kome? po bishtin e shkurter e keni more burra! Rreshtoheni mbas Kryeminsitrit dhe porforojeni shpinen qe te hecim perpara, se askush nuk eshte ndaj neve dhe takses! Kjo esht evtem politik, po ju nuk keni tradit me i koptua keto, more zotrinj (qe jeni per gjynah)

Shto koment

Të ngjashme