Arbëri

Gecaj përshëndet vendin: Mirëmëngjesi shteti i kapur!

Foto: Driton Paçarada / Koha

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, përmes rrjetit social Facebook paralajmëron se " Pas më shumë se 10 muajsh pritjeje, tash shpejt, sipas marrëveshjes tanimë të përfolur nëpër medie, Gjykata Kushtetuese pritet të publikonte vendimin në favor të Shpendit (Ahmetit - plotësim ynë) ". Fjala është për kërkesën e rivalit të tij për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashit, drejtuar Kushtetueses, që të vlerësojë vendimin për shpalljen e Ahmetit fitues të asaj gare.

Ky është postimi i Gecajt"

Mirëmëngjesi shteti i kapur!

Tani, pasi që buxheti e ligji për dialogun kaluan, i vjen radha e shpërblimeve apo trofeut real (për PSD-në), përkatësisht Prishtina!

Pas më shumë se 10 muajsh pritjeje, tash shpejt, sipas marrëveshjes tanimë të përfolur nëpër medie, Gjykata Kushtetuese pritet të publikonte vendimin në favor të Shpendit.

E pastaj, mos e akuzoni BE-në e mos u befasoni fare për raport progresi negativ, mos-liberalizim vizash, ikje të rinisë, ose edhe nëse kjo çështje ndodhë të diskutohet në Parlamentin Evropian.

Avash-avash, me rëndësi që Qeveria e “vendimeve të mëdha” të vazhdojë, ndërsa Kosova - të dalë ku të dalë! - përfundon postimi i Bajram Gecaj.