Ish-kandidati për drejtor të burgjeve të Kosovës, Ali Gashi, po e vazhdon betejën për këtë pozitë.
Ai, fillimisht u ankua në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, çka bëri që të anulohej ky konkurs, por tani është në pritje të një përgjigjeje edhe nga Gjykata Themelore e Prishtinës, raporton KTV.
thotë se, përmes një shkrese, ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me urgjencë, por ende nuk është ftuar nga Gjykata.
Gashi, i cili udhëheq me Drejtorinë e Trajtimit të të Burgosurve dhe të Miturve në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ka thënë për KTV-në se gjatë kësaj periudhe ka pasur presione të shumta.
tij, presionet kanë ardhur nga drejtori i burgjeve, Nehat Thaçi, i cili dy herë e ka ftuar atë në zyrë dhe i ka kërkuar që të tërhiqet nga gara.
Edhe
Drejtori në Shërbimin Korrektues hedh akuza të shumta për menaxhmentin dhe ministrinë
Gashi akuzon Thaçin se, që nga koha që udhëheq Shërbimin Korrektues, nga dy sektorë sa duhet t’i ketë drejtoria të cilën e udhëheq, janë shtuar edhe dy të tjerë.
Krejt kjo, siç thotë ai, është bërë që drejtori Thaçi t’i rehatojë njerëzit e tij.
Këto ankesa e kanë habitur drejtorin e Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi, i cili ka thënë se ky mund të jetë keqkuptim.
Thaçi, përmes një përgjigjeje me shkrim, ka thënë se kjo s’ka të bëjë asgjë me të, por me konkursin e hapur nga Ministria e Administratës Publike.
Edhe
Denoncoi në KTV presionin që iu bë për drejtor në Shërbimin Korrektues, ndaj tij hapet procedurë disiplinore
Kohavisioni e ka pyetur edhe Zyrën për Informim të gjykatës se kur do ta trajtojë këtë çështje, por nuk ka marrë përgjigje.
MAP-i, ndërkaq, e kishte konsideruar të ligjshme zgjedhjen e Nehat Thaçit.