Arbëri

Për Rikalon shkarkimi është dëshmi se “për serbët nuk ka vend në Kosovë”

Foto: Koha

Gjatë 20 vjetëve të fundit në Kosovë ka mbretëruar mekanizmi “si të thonë amerikanët”, por gjatë dy muajve të fundit ai është zhdukur, ka thënë për rts Nenad Rikalo.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dje Rikalon e ka shkarkuar nga detyra e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimti Rural.

Sipas Rikalos, në Prishtinë, po mbretëron atmosfera se kush kë do ta mashtrojë me ç’rast rryma e Haradinajt ka arritur popullaritet të madh me taksa, ndërsa PDK e Thaçit po zhvillon deri diku politikë të harmonizuar me SHBA-në.

“ Do të luftojmë me të gjitha mjetet politike që të mbrojmë interesat në Brezovicë, Trepçë, Ujman dhe serbët në enklava”, citohet të ketë thënë Rikalo, transmeton Koha.net.

Nenad Rikalo ka treguar se lajmin për shkarkim e kishte marrë me mesazh SMS duke shtuar se lidhur me shkarkimin nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare ndërsa ka rikujtuar se Lista Serbe është në dorëheqje që nga marsi i vitit të shkuar pasi, tha ai, nuk ka lejuar që interesi i popullit serb të mos jetë në rendin e parë.

"Ky ndërrim nga Haradinaj është dëshmi se për serbët nuk ka vend në Kosovë. Ai në Facebook ka shkruar se përpiqet për punë me të gjitha komunitetet, se taksa 100 për qind nuk është kundër serbëve. Nuk është problem ç’thotë ai, por rezultatet tregojnë se me vendimet që i marrin çdo ditë si ky për Trepçën, tregojnë se serbët nuk kanë vend në Kosovë dhe se në Kosovë nuk ka jetë për ta", ka thënë Rikalo.

Lista Serbe, sipas tij, që nga fillimi ka pasur qëllimin e qartë: Interesin dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë, por, ka përfunduar se në sistemin e Kosovës është vështirë të luftohet për atë interes.