Shqipëria për ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh në të gjithë vendin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën veriore dhe jugore në mesditë deri në pasdite. Në zonat malore mbi 800 metra në Verilindje dhe Juglindje parashikohen reshje bore. Mjegull e mjegullinë lokale, raportojnë mediat në Shqipëri.
Era do të fryjë nga Juglindja-Jugperëndim me shpejtësi 2-20 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare erë me intensitet dhe rrahje deri në 30 m/s, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 4-5 ballë në detet Adriatik e Jon, me lartësi vale 2.2-3.0 metra.
Temperaturat që parashikohen nëpër qytete:
Temperaturat në °C
Shkodër 4/11 re - shi
Kukës 0/10 re - shi - bore
Lezhë 3/11 re - shi
Dibër -1/7 re - diell
Durrës 3/14 re - diell
Tiranë 4/15 re - diell
Elbasan 3/10 re - diell
Berat 4/13 re - diell