Arbëri

Thaçi thotë se ka folur me Boltonin, “miqësia me SHBA-në do të jetë e përhershme”

Foto: Alban Bujari / KD

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka thënë se këtë pasdite ka pasur një bisedë telefonike me këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin John Bolton.

“Ne biseduam për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për partneritetin e përhershëm në mes të Kosovës dhe SHBA-së. Ambasadorin Bolton e sigurova se Republika e Kosovës mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut dhe do të flasë me një zë, ashtu siç ka kërkuar Presidenti Trump”, ka thënë Thaçi.

“Ne jemi të bindur se dialogu do të fillojë së shpejti dhe do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB. Kosova ka ecur gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqësia do të jetë e përhershme”, ka shtuar më tej ai.