Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti bën thirrje për ndaljen e PAN-it që ka unitet vetëm për pushtet

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti sot është shprehur se koalicioni PAN duhet të ndalet.

Në një postim në Facebook, Hoti ka komentuar takimin që ka pasur koalicioni qeveritar në Kuvendin e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk ka orientim shtetndërtues, por ka unitet vetëm për të mbetur në pushtet. Ky koalicion po rrezikon çdo gjë që kemi arritur deri më sot. Ky koalicion po e kthen perceptimin e Kosovës si vend me korrupsion në rritje. Zgjedhjet janë të domosdoshme për të ndalur këtë dëm që po i bëhet shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.