Një mbrëmje gala. Jo si gjithë të tjerat. Në kryeqendrën e elitës botërore, sikundër është cilësuar Parisi. Aty ku si çdo vit edhe në fillim të 2019 u mbajt për të 42-in vit edicioni i më të mirëve në ndarjen e çmimeve të përvitshme të fushave të ndryshme.
Personalitete nga fusha të ndryshme, figura të njohura dhe te suksesshme nga e gjithë bota u mblodhën në natën gala të çmimeve për më të mirët. Është rasti të theksojmë se një personalitet shqiptar nderohet me këtë çmim të rëndësishëm, sikundër çdo shqiptar i suksesshëm në botë. Biznesmeni i njohur shqiptar Kadri Morinajj, presidenti Grupit EUROSIG-INSIG Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, në prani të më të mirëve, u vlerësua me çmimin “The Best Awards”, si biznesmen i suksesshëm në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe gjithashtu në fushën e filantropisë. Çmimi Z.Morinaj iu dorëzua nga kryetarja e Bashkisë së Parisit, Jeanne d’Hauteserre.
Marrjen e këtij çmimi kaq të rëndësishëm për të, biznesmeni Morinaj e konsideron një privilegj, pasi ky çmim më parë u është dhënë edhe mjaft personaliteteve me emër në botë.
“Ky çmim është një vlerësim i radhës. Ky, për mua është një privilegj shumë i veçantë, sepse e marr nga një organiatë që ka 43 vjet me këtë aktivitet. Me këtë çmim janë vlerësuar shumë personalitete botërore, siç eshte Lady Daina ,Giani Rega, Giani Anieli dhe shumë perdonalitete të tjera nga kultura, arti dhe sporti. Ky është vetëm një obligim për mua, për bizneset e mia dhe sukseset që kam arritur deri tani, me qëllim që të jem në anvangard me kohën dhe me jetën”, tha Morinaj pas marrjes së çmimit.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Francë Dritan Tola e cilësoi biznesmenin Morinaj si pioner të kapitalizmit shqiptar dhe tha se figura të tilla i duhen Shqipërisë. “Këtë vit çmimi iu dha nje shqiptari, Z.Kadri Morinaj, i cili është nga një anë përfaqesuesi i shquar në Shqipëri, por dhe në botë. Një nga pioneret e kapitalizmit shqiptar, një kapitalizëm me fytyrë humane pikërisht për shkak të aktiviteteve që ai ka zhvilluar dhe në fushën sociale. Mendoj se është krenari për ne dhe komunitetin shqiptar, që personazhe të tillë të nderohen me çmime. Nga ana tjetër shërben për rritjen e imazhit dhe të shqiptare në Francë”, theksoi diplomati Tola.
Pjesëmarrës në të njëjtin event, vlerësime për biznesmenin Morinaj shprehën edhe personalitete të tjera akademike dhe lektore si në fushën e edukimit dhe kërkimit shkencor edhe në fusha të tjera.
Jean Senastien Robine, President i Grupit të Lidereve të rinj Gjenevë tha se, ishte kënaqësi që ky event të zhvillohej edhe në Shqipëri. “Çmimi ‘The Best’ eshte nje çmim prestigjioz.Une jam nje biznsmen i ri dhe ndjehem i privilegjuar qe e mora këtë çmim ne krah te mikut tim nga Shqipëria Kadri Morinaj, vijoi Robine.
Fakti që u vlerësua në këtë mbrëmje gala një biznesmen shqiptar, nuk kishte si ti shpëtonte retorikës së antarit të akademisë së shkencave të Parisit Jean Marie Ruard, në kuadër të vlerësimeve edhe një emër i njohur në fushën e letrave sikundër është shkrimtari shqiptar me famë botërore Ismail Kadare.
Jean Marie Ruard, anëtar i Akademisë së Shkencave të Parisit nuk e fheshu kënaqësinë e tij, duke thënë se, “është një nga mbrëmjet më të veçanta në Paris, ku ka takuar edhe shkrimtarin Ismail Kadare nga Shqiperia. Kadare eshte shkrimtari me i mire ne Shqiperi. Vlerësoj Z.Morinaj për kontributin e tij të dhënë dhe figura të tilla na duhen gjithmonë”.
Mbrëmja gala, e cila zgjati për më shumë se katër orë u shoqërua edhe më zhvillimin e një ankandi, ku me shumën e blerjes së një unaze të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve Sirian. Pas fitimit të çmimit për bamirësi dhe filantropi, një tjetër donacion u bë nga biznesmeni shqiptar Kadri Morinaj. Ai ishte blerësi që ofroi shumën më të lartë për vlerën e kësaj unaze. Gjest, i cili u vlerësua edhe nga lektoria francize Sylvie Marshall, e cila është autore edhe e një libri për Shqipërinë në vitin 1997. “Unë do kisha shum deshire qe çmimet ‘The Best’ të vinin edhe në Shqipëri. Kjo darkë ishte shumë interesante, pasi Z.Morinaj bëri një donacion për bamirësi, bleu një unaze në ankand e cila është një akt i mirëfilltë bamirësie”, tha Marshall.
Mbrëmja vijoi nen tingujt e muzikës franceze, në violinë dhe kitarë, ndërsa u ndanë dhe të tjera çmime. Nuk mund të mungonin në këtë event kaq të rëndësishëm, aktorja Mia Fryen dhe modelja Patricia Contreras, të cilat theksuan rëndësinë e këtij eventi të kthyer në një traditë të përvitshme në Paris. “Unë vij çdo vit në këtë event të rendesishëm, i cili vlerëson njerëz, të cilët kontribuojnë në vende të ndryshme, duke ndihmuar njerëzit në nevojë. Inisiativa të tilla janë të domosdoshme dhe evente të tilla duhet të zhvillohen gjithmonë, shtoi aktorja Fryen. Ndërsa për modelen Patricia Contreras, ishte viti i dytë që merte pjesë në këtë event të rëndësishëm.
Për Presidentin e “Eurosig” dhe “Insig” Kadri Morinaj, kontributi i tij në fushën e biznesit nuk ndalet me fitim e këtij çmimi, por do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai ka nisur që herët në fillim të viteve 90 aktivitetet e biznesit e tij që tashmë janë te suksesshme jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Morinaj numëron disa çmime të fituara si çmimin ‘Sokratës’në Samitin Botërorë të biznesit në ‘Oxford’, vlerësimi nga familja mbretërore spanjolle për kontributin e tij në fushën e biznesit dhe angazhimin e tij për promovimin e tolerancës fetare në Shqipëri si dhe shumë çmime të tjera.Presidenti i ‘Eurosig’ dhe ‘Insig’ Kadri Morinaj shprehet se në fokus të veprimtarisë së tij do të jenë edhe ndihmesa për personat me aftësi të kufizuar.
(Artikulli i Sponsorizuar nga EUROSIG Group)
{gallery}