Mbi 10 mijë fëmijë emigrantësh shqiptarë kanë lindur në Itali gjatë 2017

Mbi 10 mijë fëmijë emigrantësh shqiptarë kanë lindur në Itali gjatë 2017

30 January 2019 11:28

Italia përballet me plakjen e popullsisë e numrin e ulët të lindjeve që për të nëntin vit radhazi ka shënuar një reduktim të vazhdueshëm.

Numrin i pakët i lindjeve vjen si pasojë e reduktimit të popullsisë femërore në moshën 15-49 vjeç, rreth 900 mijë më pak, e të numrit gjithnjë e në rënie të martesave, shkruan oranews.

Viti 2017 shënohet si viti rekord i numrit të ulët të lindjeve me rreth 120 mijë lindje më pak se viti 2008.

Reduktimi i lindjeve evidentohet sidomos në ciftet kur të dy prindërit janë italianë.

Instituti Italian i Statistikave ka publikuar raportin mbi lindjet e fekondimin e popullisësë vendase me të dhëna statistikore për vitin 2017.

Sipas të dhënave statistikore të këtij Raporti viti 2017 ka shënuar rekordin absolut të numrit më të ulët të lindjeve.

Gjatë këtij viti janë regjistruar 458 151 fëmijë të lindur, rreth 15 mijë më pas se viti 2016 e rreth 120 mijë lindje më pak se viti 2008, ku numri i lindjeve ishte mbi 577 mijë.

Ndër 458 151 fëmijë të lindur në Itali më 2017, 99 211prej tyre kanë të paktën një prindër me origjinë të huaj, shifër kjo më e ulët në krahasim me vitin 2016 kur ky numër ishte 100 363 fëmijë të lindur.

Ndër fëmijët e lindur në Itali ku të dy prindërit janë me kombësi jo italiane, shqiptarët renditen në vendin e tretë me 7.273 fëmijë të lindur më 2017, pas rumunëve me 14.693 fëmijë të lindur e marokenëve 9.261.

Nga statistikat e ISTAT, 10 132 fëmijë të lindur në Itali kanë të paktin njëri prej prindërve me origjinë shqiptare, 1852 prej tyre kanë babain italian e nënën shqiptare, 1007 fëmijë kanë nënën italiane e babain shqiptar e 7273 të fëmijëve të lindur kanë të dy prindërit shqiptarë.

Sa i takon koeficientit të fekondimit, gratë italiane e kanë mesatarisht 1.24 fëmijë, ndërsa gratë me kombësi të huaja që jetojnë në Itali e kanë mesatarisht 1.98 fëmijë.

Nga brezi në brez, evidenton ky raport, rritet numri i grave që nuk kanë fëmijë.

Italia shfaqet e ndarë në dy pjesë. Në zonën veri -qëndrore. rritet numri i grave që nuk kanë fëmijë e modeli i familjeve me një fëmijë të vetëm, ndërsa në zonën e Italisë jugore konfirmohet rritja e numrit të grave pa fëmijë por vazhdon të mbizotëroj modeli i familjeve me dy apo më shumë fëmijë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme