Arbëri

Haradinaj u dërgon letër të gjithë kryeministrave të botës, shpjegon natyrën e dialogut Kosovë-Serbi

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi dje u dërgoi letër shteteve të Quintit në të cilën i kishte paraqitur kushtet që duhen plotësuar për t’u hequr taksa, sot u ka dërguar një letër të gjithë kryeministrave të botës ku ka shpjeguar natyrën e dialogut Ksoovë-Serbi.

Ai thotë se dialogu Kosovë-Serbi është dialog mes dy shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.

“Me atë të këtij sqarimi dhe qëndrimi, synojmë t’i japim fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë. Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008”, ka shkruar Haradinaj.

Image