Arbëri

Propozim i ri për pagat e mësimdhënësve

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka ndryshuar edhe njëherë koeficientët për mësimdhënësit, por sërish jo për të prekur kërkesat e grevistëve.

Në një draft të ri, për të cilin është punuar gjatë vikendit, e të cilin e ka siguruar Kohavisioni, tregon për rritje të koeficienteve, edhe në raport me atë që Haradinaj e kishte prezantuar në konferencë të jashtëzakonshme për media, pas takimit me drejtuesit e SBASHK-ut.

Në Ligjin fillestar për Paga, koeficienti për mësimdhënës në shkollë të mesme ishte 2.3, që kur përkthehet në pagë në bazë të vlerës së një koeficienti prej 239 euro, i bie që paga e këtij niveli mësimdhënësish të bëhej rreth 550 euro. Në propozimin e Haradinajt të së dielës, kjo pagë propozohej në 597 euro. U refuzua nga sindikalistët. Komisioni ka vendosur që mos ta ndryshojë këtë propozim, dhe si i tillë do të shkojë në Komisionin për Administratë, të Kuvendin e Kosovës. Pra, përfundimisht Qeveria e ngrit këtë koeficient vetëm në 2.5, që në pagë përkthehet në 597 euro.

Në Ligjin fillestar, Qeveria kishte kategorizuar të gjithë mësimdhënësit në ciklin fillor në koeficientin 2, ose përkthyer në pagë 478 euro. Në propozimin e Haradinajt kjo pagë parashihej të rritej në 525, që nënkuptonte rritje të koeficientit në 2.2. Propozimi i ri e ka shpërndarë në dy këtë kategori. Mësimdhënësit në shkollë të mesme të ultë (6-9) e ka ngritur në 2.35 ose rreth 560 euro, ndërsa për kategorinë mësimdhënës të së mesme të ultë (1-5), e ka lënë në 2.2, pra 525 euro.

Te kategoria e mësimdhënësve në sistemin parashkollor, në Ligj ishte propozuar koeficienti 1.9, ose 454 euro përkthyer në pagë. Haradinaj e kishte propozuar ngritjen në 501 euro, ose 2.1 me koeficient. Në propozimin e ri, kjo është rritur në 2.15 apo rreth 515 euro.

Në 1.9 ka shkuar pozita e edukatorit, nga 1.7 sa ishte me propozimin e parë.

Kujtojmë se mësimdhënësit kanë hyrë në javën e tretë të grevës me kërkesën që koeficientët në të gjitha nivelet e arsimit të rriten për 30 për qind.

Propozimi i parë, sipas ligjit për paga

{gallery}

Image
Propozimi i ri nga Qeveria