Arbëri

Simiq: ”Ndarja e Mitrovicës e ka ruajtur veriun nga depërtimi i ekstremizmit”

 

Serbët nga Mitrovica e veriut nuk do të pranojnë integrimin e dhunshëm me Mitrovicën jugore, ka deklaruar sot për agjencinë serbe të lajmeve tanjug nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq duke folur lidhur me iniciativën për bashkimin e qytetit në Ibër, transmeton Koha.net.

„Serbët nga pjesa veriore e Mitrovicës nuk do të pranojnë integrimin me dhunë të Mitrovicës në çfarëdo sistemi, sepse askush nuk dëshiron ta këmbejë diçka cilësore e të mirë me diçka që nuk funksionon”, citohet të ketë thënë Simiq.