Arbëri

Mbajtja e të pafajshmëve në burg do t’i kushtojë shtetit miliona, Lushtaku kërkon 1.4 milion euro

 

Për shkak aktakuzave të pabazuara dhe vendimeve gjyqësore të kontestuara, qindra qytetarë të Kosovës janë privuar nga liria. Disa nga ta po kërkojnë kompensim financiar për dëmin që u është shkaktuar. Ata kanë kërkuar shuma të mëdha të parave, derisa buxheti i KGJK-KGJKsë është i limituar. Disa i janë drejtuar edhe gjykatave për të kërkuar të drejtën e tyre dhe shteti mund të humbë miliona euro për shkak të gabimeve të prokurorëve dhe gjykatësve

Muhamet Çertik sapo kishte pirë kafe në qytetin e Prizrenit dhe po kthehej në shtëpi, kur i telefonoi nëna dhe i tha se po e kërkonte policia. Ai i befasuar nga kjo “vizitë” e papritur në shtëpinë e tij në Prizren, kishte shkuar menjëherë në stacionin e policisë. Më të mbërritur aty, atij i ishin vënë prangat dhe i kishin thënë se ishte i dyshuar për një vjedhje të armatosur në një nga barnatoret e qytetit.