Ish-komandanti i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, ka ftuar institucionet e vendit që këtë vit ta kenë prioritet sigurimin shëndetësor për Policinë e Kosovës.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se kjo do të ndikonte në performancën e policisë.
Sipas tij, sigurimi shëndetësor do ta inkurajonte më shumë përkushtimin policor për shërbim ndaj të tjerëve. “E kuptoj problemin financiar, por duhen veçuar policët, ushtarët, zjarrfikësit dhe gardianët nga profesionet e tjera”, ka thënë ai.
Selimi ka folur edhe për shtimin e grabitjeve kohët e fundit në Kosovë, duke bërë me dije se për luftimin e këtyre dukurive duhet këmbëngulur për zbatimin e strategjisë së policisë në bashkësi.
-
Sindikata e Policisë kërkon sigurim jetësor dhe shëndetësor pas vdekjes së policit në Vërmicë
-
Sindikata me thirrje urgjente për t’ua siguruar mbulimin shëndetësor policëve
-
Zeqiri thotë se sivjet 60 pjesëtarë dhanë dorëheqje nga Policia e Kosovës
-
Zeqiri: Mbi 50 policë kanë dhënë dorëheqje këtë vit për shkak të kushteve të punës
-
Zeqiri në Ditën e Policisë së Kosovës përsërit thirrjet për sigurime shëndetësore për policët