Arbëri

Haradinaj: Vendimi për taksën s’është shkaku i prodhuesve vendorë, por për shkaqe politike

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës se sotme nëpër biznese të Komunës së Pejës, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e bizneseve prodhuese.

Gjatë fjalës së tij, Haradinaj, tha se në tregun tonë ka mundësi të bëhet edhe më shumë, andaj kërkoi nga të gjithë qytetarët e vendit, por edhe bizneset që t’i kthehen idesë që produkti ynë të zë vendin së pari në Kosovë e pastaj të dalë në tregun e jashtëm, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.