Arbëri

Veseli: Rruga e nisur nga Isa Boletini nuk ka mbaruar ende

 

Ka kaluar më shumë se një shekull nga rënia e Isa Boletinit, por koha dhe vitet nuk kanë arritur ta zbehin kujtimin e tij, as peshën historike të veprimtarisë së tij, as porosinë e një jete të kaluar në luftë për liri kombëtare.

Kështu tha sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Akademinë Përkujtimore e cila u mbajt në Mitrovicë me rastin e 103-vjetorit të vrasjes së heroit të kombit, Isa Boletini.