Arbëri

SBASHK-u kërkon tërheqjen e ligjit për pagat, ose uljen e vlerës së koeficientit

 

Ymer Ymeri, menaxher i financave në SBASHK, në “Express Intervistën” në KTV, ka thënë se greva në arsim mund të ndalet nëse bëhet tërheqja e projektligjit për pagat ose ulja e vlerës së koeficientit

Sipas Ymerit procedura më e mirë dhe më e shpejtë që nxënësit t’u kthehen bankave shkollore është tërhiqja e projektligjit me qëllim që të përmirësohet ai, ose kursimi i 54 milionë eurove përmes uljes së koeficientit në 220 euro.