Arbëri

Vulin takohet me zyrtarin e lartë të NATO-s, i ankohet për Ushtrinë e Kosovës

 

Beograd, 22 janar - Ministri serb i Mrbotjtjes ka biseduar sot në Beograd me drejtorin e përgjithshëm të Shtabit Ushtarak Ndërkombëtar të NATO-s, gjeneral-kolonelin Jan Bruxin, rreth situatës aktuale në Kosovë, bën të ditur FoNet, transmeton Koha.net.

Pasi ka përmendur bashkëpunimin e mirë të MM dhe të Ushtrisë së Serbisë me NATO-n, nën mbikëqyrjen e Programit "Partneritet për Paqe", ai ka thënë se ndryshimi i qëllimit dhe detyrave të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, për Serbinë është plotësisht e papranueshme dhe përbën shkelje të vrazhdë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 dhe të Marrëveshje Tekniko-Ushtarake .