Republika e Palauit do ta shqyrtojë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kështu shkruan në notën që kryetari i Palauit Tomi Remenges ia ka dorëzuar sot ministrit serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë notë, siç përcjell; b92, theksohet se ky shtet ka marrë vendimin që sërish ta shqyrtojë pozicionin e vet lidhur me statusin e Kosovës, transmeton Koha.net.
Thotë se Republika Palaui konsideron se do të duhej që në të ardhmen të përkrahet dialogu Serbi – Kosovë me ndërmjetësim të BE-s.
“Në ndërkohë Republika Palaui suspendon të gjitha vendimet paraprake dhe deklaratat lidhur me statusin e Kosovës”, theksohet në notë.
“Pas shqyrtimeve hulumtimeve dhe bisedave të gjera, Republika Palaui shqyrton qëndrimin e vet sipas të cilit Kosova njihet shtet i pavarur. Në këtë kuptim Republika Palaui mendon se përkrahja e saj për zgjidhjen e statusit të ardhshëm duhet të jetë përkrahja e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës me ndërmjetësim të BE-së dhe jo përcaktim të statusit para se të përfundojë dialogu... Në ndërkohë Republika Palaui suspendon të gjitha vendimet paraprake ose deklaratat lidhur me statusin e Kosovës”, thuhet në notën e që kryetari i këtij shteti e ka dorëzuar sot në Beograd .
Daçiq me këtë rast ka thënë se Palaui është shteti i 13 që e ka rishqyrtuar qëndrimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe ka theksuar se Kosovën mund ta kenë njohur më së shumti 101 shtete.