Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia ndalon dy pjesëtarë boshnjakë të FSK-së, Haradinaj e quan persekutim çnjerëzor

Kreu i ekzekutivit në vend, Ramush Hardinaj, e ka quajtur persekutim çnjerëzor ndalimin e dy pjesëtarëve të komunitetit boshnjak të FSK-së, sot në vendkalimin kufitar në Jarinjë, që fillimisht u raportua se ishin serbë.

“Në vazhdën e presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, sot në vendkalimin kufitar shtetëror në Jarinjë, nga autoritetet serbe janë ndaluar Alen dhe Anel Ujkanoviq”, ka thënë Haradinaj, përcjell Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri ka thënë se ndalimi i tyre është tërësisht i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre.

“Rastet si ky, popullit të Kosovës i kujtojnë kohën dhe regjimin e Millosheviqit, i cili si duket ende jeton tek fqinji ynë verior”, ka thënë ai.