Arbëri

Paralajmërohet greva e shërbyesve civil në nivel komunash

Descriptive Text

Një tjetër grevë pritet të mbahet javën e ardhshme. Kësaj radhe janë shërbyesit civil në nivelin lokal, raporton KTV.

Sindikata e shërbyesve Civil në komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë kanë paralajmëruar se nëse nuk ndryshon koeficienti në projektligjin për paga do të hyjnë në grevë.

Kryetari i sindikatës së shërbyesve civilë në Mitrovicë Mehmet Bajrami ka thënë se janë të diskriminuar me koeficientin derisa ka shtuar se zyrtarë të tjerë komunal me atë koeficient që është paraparë me projekt ligjin për paga pritet tu ulët paga deri në 40 për qind.

Ata i kanë bërë thirrje komisionit përkatës që ta ndryshoi koeficientin deri më 21 janar ndonëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë do të marrin vendim për hyrje në grevë. Kanë thënë se grevës pritet t’i bashkohen edhe disa komuna të tjera.