Arbëri

'Demokracia studentore' akuzon Universitetin e Prishtinës për mosrespektim të vendimit të gjykatës

Descriptive Text

Organizata “Demokracia studentore” nëpërmjet një komunikate për media ka kërkuar nga Senati i Universitetit të Prishtinës që të respektohet vendim i Gjykatës Themelore që ka rrëzuar nenin e Statutit të Universitetit të Prishtinës, me të cilin kufizohet mosha për ata që konkurrojnë për t’u bërë profesorë në UP. Sipas vendimit të Gjykatës nr. 472/2013, që e cilëson se neni i Statutit të UP ’së është antikushtetues, dhe është në shpërputhje me Ligjin e Punë.

Ne si organizatë studentore jemi shumë të shqetësuar se si nuk po zbatohet vendimi i Gjykatës në lidhje me këtë çështje, meqë mosrespektimi i këtij vendimi paraqet shkelje për të drejtat e njeriut. Mexhid Ramusa, nga 'Demokracia studentore' nëpërmjet komunikatës ka thënë se Senati i Universiteti të Prishtinës ka bërë kufizimin e moshës përmes Statutit, duke përcaktuar se në UP nuk mund të zgjidhet mësimdhënës (profesor-asistent, profesor i asocuar dhe profesor i rregullt). “Askush që ka gradën shkencorë ‘doktor i shkencave’ dhe që ka kaluar moshën 50 vjeçare, e që paraprakisht nuk ka tri vite përvojë pune, ky vendim është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe kundër lirisë dhe të drejtave te njeriut.

“Ne si organizatë studentore jemi shumë të shqetësuar që organet e larta të Universitetit të Prishtinës nuk po e respektojnë vendimin e Gjykatës Themelore, që e hodhi poshtë Rektorati, i cili është duke punuar jashtëligjshme dhe nuk po e respekton Ligjin e punës së Republikës së Kosovës. Prandaj ne si studentë nuk do të rrimë duarkryq derisa Rektorati po punon në kundërshtim me ligjin, prandaj, në ditët ne vijim do të organizojmë aksione simbolike para Rektoratit”, ka bërë me dije Ramusa.