Beograd, 17 janar - Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daëiq, deklaroi se Serbia ka mbështetjen e plotë të Moskës për arritjen e një zgjidhjeje me kompromis me Kosovën, dhe se presidenti rus, Vlladimir Putin, i cili sot ndodhet për vizitë në Beograd, nuk sjell zgjidhjen për Kosovën, por e pyet Serbinë cila është zgjidhja.
"Nuk sjell zgjidhjen, ai na pyet neve cila është zgjidhja. Me të në pesë, gjashtë vitet e fundit rregullisht shkëmbejmë informacione " i ka thënë Daçiqi televizionit N1, transmeton Koha.net.
I pyetur se çfarë i thonë Putinit kur i pyet se cila është zgjidhja, Daçiq është përgjigjur: "Ju i dini propozimet tona për zgjidhje me kompromis, ai na mbështet për gjetjen e një kompromisi, kritikon veprimet e njëanshme të Prishtinës dhe është aktiv në mbështetjen tonë në organizatat ndërkombëtare".
-
Vuçiqi merr “këshilla të mençura” nga Putini për Kosovën
-
Daçiq: Beogradi i gatshëm për dialog, por jo të pranojë njohjen e Kosovës
-
Vuçiq me Putinin në Soçi, nuk tregon optimizëm për një marrëveshje kompromisi me Kosovën
-
Presidenti i Serbisë i tha ambasadorit rus se angazhohet për kompromis real me Kosovën
-
Daçiq: Serbia e ka mbështetjen e Rusisë për Kosovën