Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veriu i Kosovës i mbuluar me flamuj rusë dhe foto të Putinit

Me rastin e vizitës së sotme të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në Beograd, sot veriu i Kosovës ka gdhirë me flamuj rusë dhe foto të Putinit dhe parulla si “Shpëtimtari” dhe ne jemi vëllezër” , transmeton Koha.net.

Me këtë stolisje, përcjellin medie nga Beogradi, serbët në veri i falënderohen Rusisë për përkrahjen që ajo ia jep Serbisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendosja e flamujve është bërë deri në afërsi të Urës kryesore në Ibër.

Krahas simboleve shtetërore ruse valojnë edhe flamujt e Serbisë.

{gallery}