Përzgjedhja e rrobave që veshim është problem i çdoditshëm, sidomos i vajzave dhe grave. Shumë njerëz shpenzojnë minuta të tërë para pasqyrës derisa të vendosin për rrobën që u përshtatet më shumë për të shkuar në shkollë, punë apo diku tjetër.
Por Tea Reçica nuk e ka më këtë problem. Ka një muaj që për veshjet e 14-vjeçares nga Prishtina kujdeset “asistenti” i saj me emrin “Find my clothes” (Gjeji rrobat e mia), shkruan sot “Koha Ditore”.
“Find my clothes” është aplikacion në telefon celular që ajo e ka krijuar vetë. Me të nuk ia ka zgjidhur vetëm vetes problemin e përzgjedhjes së rrobave, por edhe shoqërisë së saj, sepse tani edhe ata janë duke e përdorur të njëjtin.
Projekti i saj të jep ide se si mund të vishesh duke iu përshtatur çdo stine të vitit. Aplikacioni të jep mundësinë të fotografoni të gjitha rrobat një nga një, dhe t’i klasifikoni ato sipas motit... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. https://online.koha.net/?id=22