Nesër vranësira dhe diell në Kosovë Foto: Koha / ilustrim

Nesër vranësira dhe diell në Kosovë

15 January 2019 21:25

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell, transmeton Koha.net.

Në disa zona do të ketë mjegull, ndërsa ngricat paraqiten në gjithë territorin e vendit, vetëm në pjesën e parë të ditës dhe gjatë natës, kurse mesdita paraqitet me vlera pozitive, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-ës.

“Shtypja atmosferike po shënon ngritje graduale. Në fushat termike do të ketë ngritje, sidomos në vlerat e temperaturave maksimale, derisa në vlerat e minimaleve gjendje mbetet pothuaj njëjtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, njofton IHMK.

 

16.01.2019

Temp. Min 0C

Temp. Max 0C

Prishtinë

-11

3

Pejë

-9

3

Prizren

-8

4

Podujevë

-10

3

Ferizaj

-11

2

Gjilan

-9

3

Gjakovë

-8

4

Mitrovicë

-11

2

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme