Vuçiq: Është vështirë që Serbia të ndërtojë fabrikë në Graçanicë

Vuçiq: Është vështirë që Serbia të ndërtojë fabrikë në Graçanicë

14 January 2019 15:02

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq mendon se çfarëdo që të bëjë Kosova, e dëmton pozitën e vet ndërkombëtare, por, ka shtuar, nuk është se nuk për t’u nënçmuar.

Ai ka theksuar se sado që të ketë kufizime, Serbia do të gjejë mjaftueshëm mënyra për t’i ndihmuar serbët në Kosovë.

Kështu i ka komentuar ai paralajmërimet se Kosova do të mund ta ndalojë qarkullimin e automjeteve me targa të Serbisë.

"Nëpër të gjitha vështirësitë do të kalojmë bashkë dhe me sukses do t’i kalojmë”, ka thënë Vuçiq në Leskoc ku mori pjesë në hapjen e një fabrike.

Në konstatimin e një gazetareje të Kosovës, nga Graçanica, se do të donte që një fabrikë e tillë të ngrihej edhe në Graçanicë, Vuçiqi ka thënë:

"Vështirë është, për shkak të kushteve".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme