Arbëri

GLPS: Ndryshimi i kufijve cenon shtetësinë e Kosovës

GLPS: Ndryshimi i kufijve cenon shtetësinë e Kosovës

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot ka prezantuar analizën e projektligjit mbi detyrime, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror në procesin e dialogut dhe përfundimet nga studimi me temën “Një marrëveshje finale që mund ta vë Kosovën në një udhëkryq: Disa mësime nga shtetet e kontestuar në të kaluarën”.

Përparim Kryeziu nga GLPS, ka thënë se nëpërmjet studimit të lartpërmendur argumenton rrezikun që përfshirja e ndryshimit të territorit në agjendën e marrëveshjes finale ka në relacion me shtetësinë e Kosovës, transmeton kp.