Arbëri

Kryetari i SBASHK-ut thotë se nuk tërhiqen nga vendimi për grevë pa u rritur pagat

Kryetari i SBASHK-ut thotë se nuk tërhiqen nga vendimi për grevë pa u rritur pagat

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka vizituar shkollën fillore “Hasan Prishtina” me rastin e fillimit të grevës së përgjithshme në arsim, ku tha se kanë marrë përkrahje edhe nga prindërit e kësaj shkolle.

“Jemi të mbështetur për muri, nga maji e këndej nuk kemi lënë derë pa hapur, kemi pasë takime të vazhdueshme me kryeministrin Haradinaj, ministrin Bytyqi e deputetë të Kosovës dhe i kemi lutur ta kryejnë detyrën e tyre. Kanë pasur kohë me muaj dhe unë kam pritur që greva një-orëshe e 28 Dhjetorit të tingëllojë në veshët e tyre, por ata kanë thënë hajt se greva një-orëshe nuk është asgjë”, ka thënë Jasharaj, përcjell kp.