Arbëri

Rukiqi: Qytetarët janë vetëdijesuar të mos blejnë mallra serbe, bizneset janë solidarizuar me Qeverinë

Rukiqi: Qytetarët janë vetëdijesuar të mos blejnë mallra serbe, bizneset janë solidarizuar me Qeverinë
Foto: Ilustrim/Koha
 

Taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, buxheti për vitin 2019, investimet e huaja direkte, ligji për investimet strategjike dhe implementimi i MSA-së, ishin disa nga temat kyçe të ekonomisë kosovare në vitin që lamë pas. Vendimi për taksën ndaj produkteve të Serbisë ka krijuar një situatë të re për ekonominë e vendit. Ana më pozitive e saj, po del të jetë vetëdijësimi i qytetarëve për të mos blerë mallra serbe, derisa janë edhe bizneset janë solidarizuar me vendimin e Qeverisë të Kosovës.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë për KosovaPress, se bizneset kanë vënë interesin e tyre shtetëror para interesave private.