Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka vlerësuar se ekipi negociator, të cilin ai e quan dekorues, Presidenti dhe Kryeparlamentari po japin vlerësime kontraverse për marrëveshjen me Serbinë.
“Njëri thotë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, tjetri se do të bashkohet Lugina e Preshevës. Njëri thotë se do të ketë shkëmbim të territoreve, e tjetri se do të respektohet Kushtetuta. Njëri thotë se nuk do të humbim asgjë, e tjetri thotë marrëveshja do të jetë e dhimbshme. Njëri thotë se në fund vendos Kuvendi, e tjetri thotë se vendoset me referendum”, ka shkruar deputeti Hoti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoti ka thënë se me gjithë këto paqartësi, hile e përçarje, prapë akuzohet opozita se duke mos qenë pjesë e kësaj “maskarade politike po e dobësuaka uniteti jonë në përballje me Serbinë”.