Dialogu më Serbinë më shumë se kurrë i ka ndarë udhëheqësit shtetërorë.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, por edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani kanë qëndrime diametralisht të kundërta për këtë proces.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE këto moskoordinime të lidershipit kosovar, sipas publicistit Shkelzen Maliqi, e dëmtojnë pozitën e Kosovës në dialog, raporton KOHA.
Kurse sa i përket rezolutës për dialogun, analisti Rasim Alija thotë se që nga viti 2011 janë të paktën 20 rezoluta, të cilat s’kanë pasur kurrfarë peshe.
Në seancën e së premtes, sërish nuk u hodh në votim rezoluta e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, që sipas kësaj partie ka për qëllim mbrojtjen e sovranitetit të vendit.
Deputeti i VV-së, Hajrullah Çeku, ka thënë se aktualisht partia e tij po tenton t’i harmonizojë qëndrimet me partitë e tjera, që, sipas tij, kanë shprehur gatishmërinë për ta votuar rezolutën.
Përpos polarizimit të qëndrimeve të ekzekutivit për dialogun, Presidenca ditë më parë i ka kërkuar Kuvendit që përmes një rezolute t’ia ndalojë kryeministrit negocimin për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit.
E Kryeministri Hoti ka deklaruar se Kosova do ta respektojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ndërkohë në takimin e së enjtes, Skënder Hyseni ka deklaruar se nuk kanë pranuar të diskutohet fare për Asociacionin e komunave me shumicë serbe pavarësisht insistimit të palës serbe.
E Marko Gjuriq ka paralajmëruar mundësinë e bojkotimit të dialogut nëse pala kosovare nuk pranon të negociojë për Asociacionin.