Arbëri

Ndërsa Shqipëria po plaket, në Itali më 2017 lindën 10 mijë fëmijë shqiptarë

Ndërsa Shqipëria po plaket, në Itali më 2017 lindën 10 mijë fëmijë shqiptarë

Sipas të dhënave më të fundit të ISTAT-it, nga 458.151 fëmijët e lindur gjatë 2017-tës në Itali, 9,823 kanë të paktën njërin prind shqiptar.

Këto shifra bëhen publike nga raporti më i fundit i publikuar nga Instituti i Statistikave Italiane. Ndërsa në Itali bëhet fjalë për rreth 10 mijë lindje, në total në Shqipëri në të njëjtin vit janë regjistruar mbi 30 mijë lindje.