Ministria e Drejtësisë e Serbisë sapo ia ka dorëzuar Kosovës raportin e gjerë dhe procesverbalet përkatëse lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, transmeton Koha.net.
Kështu ka deklaruar ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo në TV Pink ka thënë se raporti është bërë në bazë të kërkesës së fundit të Kosovës që të merren në pyetje disa persona lidhur me hetimet për vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare SDP.
"Kjo tregon se Beogradi është i gatshëm të bashkëpunojë dhe të përgjigjet në të gjitha kërkesat që vijnë nga Prishtina. Këtë komunikim dydrejtimësh nga Prishtina s’e kemi”, ka thënë ajo duke shtuar se komunikimi bëhet përmes Zyrës së Delegacionit të Bashkimit Evropian.