Zbutje e temperaturave për të mërkurën Foto: Ilustrim

Zbutje e temperaturave për të mërkurën

08 janar 2019 21:48

Instituti hidrometeorologjik ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

Reshje më të dendura do të paraqiten në perëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse duke ardhur kah qendra dhe pjesën verilindore dhe jugperëndimore intensiteti i tyre do të jetë më i ulët deri mesatar.

Në fushat barike do të ketë rënje të theksuar, por që vlerat termike do të ngritën ndjeshëm, krahasuar me gjendjen e fundit që kishim.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme