Arbëri

Meta për dialogun Kosovë-Serbi: Çdo ide për shkëmbim territoresh krijon rreziqe të reja në Ballkan

Meta për dialogun Kosovë-Serbi: Çdo ide për shkëmbim territoresh krijon rreziqe të reja në Ballkan

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta tha në “News 24” se është gati të pranojë një marrëveshje Kosovë-Serbi, që sipas tij “arrihet me konsensusin e klasës politike në Kosovë e në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Ndërkohë lidhur me idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, kreu i Shtetit shqiptar ka theksuar sërish se “Ballkani do të bëhet si gjithë Europa vetëm përmes bashkëjetesës dhe jo përmes ndryshimit të kufijve”.