Arbëri

BE: Me ekipin negociator vetëm konsultime - dialogu vazhdon me presidentët

Foto: Këshilli i Evropës
 

Bashkimi Evropian e ka ftuar për konsultime në Bruksel ekipin negociator të Kosovës për bisedime me Serbinë, por, siç tha zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç, bisedimet në nivelin e lartë politik do të vazhdojnë ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë.

“Zyra e Bashkimit Evropian për çështje të jashtme e ka ftuar delegacionin nga Kosova, të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës më 15 dhjetor, për konsultime në Bruksel, më 8 janar. Ekipi gjithashtu do të pritet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini”, tha Kocijançiçi për Radion Evropa e Lirë.