Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Emblema e FSK-së, identike me të një kompanie private të sigurisë amerikane, kush kujt ia mori

Emblema e Forcës së Sigurisë së Kosovës, po del të jetë identike me logon e një kompanie private të sigurisë në Amerikë.

Logon ushtarake, përfshirë edhe stemat e tjera specifike për njësitet, Forcës së Sigurisë së Kosovës ia ka bërë kompania INIT, pronar i së cilës është Albian Gagica. Gagica, më herët ka treguar se Simbolet e emblemës së FSK-së, i ka dizajnuar në vitin 2009.

Ndërkaq, te faqja zyrtare e kompanisë amerikane, e cila funksionon nga viti 2003, nuk dihet kur është dizajnuar logo.

Kompania amerikane, që logon e ka si të FSK-së, është në pronësi të Antony Kavidel. Aty thuhet se është me mbi 15 vjet përvojë pune e sigurie, që mbron një sërë biznesesh, banesash dhe ngjarjesh.

Koha.net ka provuar të kontaktojë Albian Gagicën por nuk ka arritur të marrë përgjigje.

Edhe Krijuesi thotë se kompania amerikane e vodhi emblemën nga FSK-ja Arbëri Krijuesi thotë se kompania amerikane e vodhi emblemën nga FSK-ja

Përmes një testimi në Google, nëse kërkon me fotografi të këtij dizajni, më parë shfaqet logoja e FSK-së sesa e kësaj kompanie. Ndërkaq, nëse kërkon me foto të kësaj kompanie, përsëri del logoja e FSK-së.

{gallery}