Arbëri

Kurti: Ekonomikisht, shoqëria jonë është përtokë, gratë edhe nën tokë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar për papunësinë dhe korrupsionin në Kosovë, duke thënë se jo rastësisht, dy brenat kryesore të qytetarëve në Kosovë, janë këto dy të sapopërmendurat.

“Sipas Raportit të Iniciativës Kosovare për Stabilitet “Fakte 2018”, 73% e të moshuarve varen nga mbështetja familjare për të mbuluar nevojat e tyre elementare, kurse 91% e të moshuarve të anketuar kanë deklaruar se blejnë barna të listës esenciale. Vetëm 12% e grave në Kosovë janë të punësuara, krahasuar me 46,6% të burrave. Pensionin bazë (shtylla e parë) e marrin gati dyfish më shumë gra sesa burra (81 mijë kundrejt 41 mijë), ndërkaq pensionin kontributdhënës (shtylla e dytë) e marrin mbi gjashtë herë më shumë burra sesa gra (sipër 37 mijë kundrejt 6 mijë). Pra, gati trefish më shumë qytetarë e marrin pensionin bazë krahasuar me atë kontributdhënës”, ka shkruar Kurti.

Tutje, ka thënë se “Ekonomikisht, shoqëria jonë është përtokë. Gratë edhe nën tokë”.

“Jo rastësisht dy brengat kryesore të qytetarëve të Kosovës sipas çdo ankete janë papunësia e korrupsioni. Vjedhja lart e varfëria poshtë janë të ndërlidhura. Punësimi i paktë: me të njofshëm. Ndërkaq, hajnat e mëdhenj, po ashtu: të njofshëm! E vetmja prokuroria nuk është në 'dijeni' e s’i ‘njeh' ata”, ka shkruar Kurti.